Jeta Osh Qef
Home

“Bëj magji, të fejoj direkt me të dashurin”, ja si ju “ngecin në derë” femrat shqiptare partnerëve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

magjia-e-zeze_1483906476-2262930

Nuk janë të pakta vajzat shqiptare që gjejnë çdo mënyrë për të arritur tek mashkulli që duan, duke përdorur kështu metoda nga më të errëtat.

Po flasim pikërisht për magjinë, një praktikë që duket se është ende e pranishme në shumë zona të thella të vendit tonë, dhe jo vetëm.

Në kërkim të fatit, apo ndonjë mënyre për ta bërë njëherë e mirë për vete mashkullin që duan, shumë të reja duket se bien pre  e mashtruesve.

I tillë është edhe rasti i një fallxhori me iniciale H.B, i cili sipas një denoncimi që ka mbërritur në redaksinë e "JOQ.al", premton të bëjë magji dashurie thjesht nëpërmjet një fotoje të nisur online.

 Ja ç’shkruan ai në rrjetet sociale:

 A deshiron te pushtosh zemren e dikujt? A do te pelqente te fejohesh me personin qe te pelqen me shume?
Po sikur te mundeshe te riktheheshe tek i/e dashura jote per te cilen provon ende sot dashuri..?
Jam i gatshem te jap ndihmen time edhe per te zgjidhur konfliktet e jetes bashkeshortore, ose qe bashkeshorti juaj t’ju dashuroj si kurre me pare.Harmonizoje jeten tende familjare. Elimino konkurrencen ne boten e dashurise. Behu i perzgjedhuri i asaj/atij.
Rikthehu te shijosh jeten tende te dashurise. Rizgjoje pasionin e partnerit per ty. Bej ne menyre qe burri te mos te te tradhetoj me.
Gjithcka kryhet ne distance. Nuk ka nevoje te takohemi personalisht. Nevojitet 1 fotografi e personit qe deshiron t’i bejme magji dashurie."

Mund të duket e pabesueshme, por ky fallxhor nuk është i vetmi që premton mrekulli të tilla.

Ka edhe nga ata që kërkojnë një bluzë te mashkullit, duke u premtuar femrave dashurinë e tij të përjetshme.

Ky është pa dyshim një fenomen i shëmtuar dhe i padrejtë, i cili duhet denoncuar me zë të lartë.

Në fund të fundit, dashuria është ndër të paktat gjëra të "pafajshme" që u ka mbetur shqiptarëve, dhe nuk duhet të ndyhet as këtë "palo" fallxhorë" as nga femra të "babëzitura" që kërkojnë me forcë të lidhin jetën me meshkuj që nuk i duan.