Jeta Osh Qef
Home

“Ngjallet” ish-banorja e Big Brother, reagon ashpër: Nuk kam vdekur!
Nga: D.Cani | Publikuar më: 12.01.2018, 21:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ish-banorja e Big Brother Angli, Rebekah Shelton, që u bë  e famshme vite me parë me pjesëmarrjen e saj në reality show-n, i ka shokuar të gjithë me deklaratën e saj.

Rebekah-Shelton-previously-Rodrigo-Lopes

Një lajm qarkulloi në rrjetet sociale për vdekjen e saj dhe në momentin kur të gjithë filluan të vajtonin për të, ajo "ngjallet" duke i tronditur ndjekësit.

Asaj i kishin vjedhur profilin në Twitter dhe kishin shkruar:

Me keqardhje informojmë se Rebekah jonë e dashur ndërroi jetë papritur mbrëmjen e së mërkurës. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes së saj”

Rebekah-Shelton-dead-Transgender-Big-Brother-star-previously-known-as-Rodrigo-Lopes-dies-unexpecte

Shelton postoi një video në Twitter duke konfirmuar se ajo ishte ende gjallë dhe pranoi se ajo kishte "kaluar nëpër ferr", për shkak të njoftimit të rremë.

Në video, ajo tha:

Përshëndetje të gjithë, unë dua t'ju kërkoj me mirësi që të ndaloni me përhapjen e lajmit se unë jam e vdekur, sepse padyshim që nuk jam. Unë kam qenë përmes ferrit sot, sepse dikush përdorte llogarinë time të Tëitter për të shkruar atë status idiot për mua. Ky person nuk mund të pranojë që unë kam kapërcyer të gjitha problemet e mia dhe unë jam duke jetuar jetën time të lumtur. Unë jam në pushime, jam në Arabi dhe nuk kam vdekur".

Rebekah-Shelton (1) Rebekah-Shelton (2)