Jeta Osh Qef
Home

Djali nga Berati i shet mobiljet e shtëpisë për kazinotë, e ëma ia "tregon qejfin"
Nga: L.Çela | Publikuar më: 12.01.2018, 22:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
1-783

I fiksuar pas lojrave të fatit, një 41 vjeçar nga Berati nuk ka kursyer as mobiljet dhe orenditë shtëpiake të nënës së tij.

Megjithatë duket se kjo e fundit, i ka vënë fre të birit duke e denoncuar ne polici, në mënyrë që të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij ekstreme.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku 62 vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E, i cili është vënë në pranga.

Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mundim, 62 vjeçarja nuk ka duruar më.

Sipas dëshmisë së të ëmës, ai njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para.