Jeta Osh Qef
Home

Aktorja shqiptare rrëfen se e kanë përdhunuar: Më çoi në një dhomë hoteli kur isha 12-vjeçe
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Sat Jan 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Eliza Dushku, aktorja e famshme me origjinë shqiptare ka tronditur Hollivudin teksa ka treguar se e kanë përdhunuar kur ishte vetëm 12-vjeç.

Ashtu si edhe kolegë të tjerë kanë ndarë eksperiencat e hidhura të jetës së tyre, teksa në këtë vit kanë bërë thirrje të forta kundër abuzimeve seksuale, Dushku është shprehur se edhe ajo ka qenë viktimë e seksit nga njerëzit e fuqishëm të Hollivudit.

1807032-eliza_dushku_1704

Ai ka treguar se kur ishte vetëm 12-vjeç derisa po xhironte filmin “True Lies”, ishte abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, njëri nga koordinatoret kryesor të skenave të rrezikshme në Hollivud.

eliza-23

Eliza thotë se që nga ajo kohë ka luftuar me veten e saj duke u munduar ta gjej mënyrën dhe kohën për ta bërë publike këtë por, nuk kishte mundur deri tani. Edhe pse për këtë ngjarje të tmerrshme ajo u kishte treguar prindërve të saj, vëllait dhe dy miqve me të vjetër, asnjëri prej tyre nuk e kishte ndihmuar.

eliza-dushku-2237-2560x1600

Ajo ka rrëfyer se 25 vite më parë, Joel e kishte mashtruar duke e dërguar në një dhomë hoteli me premtimin e bërë prindërve të saj se do ta dërgonte për not në një pishinë.

Eliza-Dushku-Photography

Aty ai e kishte dhunuar seksualisht edhe pse ajo i kishte thënë të mos e bënte. Në atë kohë ajo ishte 12-vjeçe ndërsa ai 36. Ajo tani i ka inkurajuar aktoret e reja që të flasin nëse dikush tenton të abuzoj me to dhe mos të bëjnë gabimin e saj.

el