Jeta Osh Qef
Home

Manchester United shfrenon fantazinë, 500 milionë euro për shërbimet e Neymar
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.01.2018, 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Vlerat e futbollistëve në treg kanë kaluar në stratosferë. Një futbollist i nivelit mesatar, sot shitet pas anjë problem 70-80 milionë euro, ndërsa për yjet, shifrat kanë kapur majat.

neymar-696x387

Natyrisht, futbollisti më i lakuar momentalisht në treg është Neymar.  Portali francez “Le10Sport” shkruan se Manchester United po përgatit 500 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian.

Mourinho është në kërkim të një ylli që të bëhet lider dhe ta marrë për dore skuadrën drejt sukseseve. Ndaj edhe ekipi anglez duket i interesuar më shumë për një lojtar, që ka dominuar futbollin në vitet e fundit.

Shifra duket e parefuzueshme për Neymar, por ndërkohë priten zhvillime të reja lidhur me këtë transferim.