Jeta Osh Qef
Home

Stresi po bën gati dasmën me komshien, këngëtari zbulon vendin dhe kë do të ftojë
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 13.01.2018, 14:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Duket se viti 2018 do të sjellë dhe bashkimin në martesë të këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi me Keisin, vajzën që i ka rrëmbyer zemrën prej vitesh.

Keisi ka qenë komshia e Stresit, në një lagje në Tiranë ku lindi dhe dashuria e tyre. Vajza për momentin ndodhet në Kanada me studime.

Reperi 31-vjeçar, pasi ka rrëfyer fejesën e fshehtë pas tre vitesh lidhje në distancë me partneren 10 vjet më të re, tashmë jep dhe lajmin e dasmës me anë të një statusi në “Instagram”. Sipër fotos me partneren shkruan “Viti 2018, viti ynë”.

screenshot-11_1506109937-1127045

Po kush është 21-vjeçarja me të cilën Stresi po planifikon ceremoni private në ishullin Santorini të Greqisë?

Ajo është një nga komshiet e tij, për të cilën e ëma ia la porosi të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë ngaqë është shumë e bukur dhe kështu nisi gjithçka.

stresi

I pyetur për këtë histori dhe si nisi ajo, Stresi përgjigjet për Panorama:

Nisi tre vite më parë, kur, si i pari i lagjes që jam, nëna e Keisit më kërkoi që të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë. Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: “Shikoni, a do e kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej”. “Po”, më thanë ata, “e ktheu, shikoje dhe ti!”. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes do të ishte ajo që do më shkruante e para. Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në “Instagram”, ku më falenderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë. Më pas, lamë një tjetër takim të nesërmen dhe kështu nisi gjithçka”.

reperi-stresi-ironizon-me-policine-balline - Copy

Duke qenë se lidhja e tyre është në distancë, pasi Keisi ndjek studimet në Kanada, ai tregon:

Ajo është shumë xheloze dhe me të drejtë…Gjithsesi, kërkesa e saj e vetme është: ”Të lutem, vetëm telefonin mos fik!”, pasi ne edhe pse në distancë fizike (duke qenë se ajo ndjek studimet në Kanada). Jemi lidhur nga smartphonet tanë dhe shohim çdo lëvizje tonën, pra, ku shkojmë e çfarë bëjmë. Ishte ideja e saj për të instaluar GPS-in në celularët tanë dhe unë e pranova pa problem”.

keii

Por kur do t’i japë fund Stresi beqarisë dhe si do të jetë ceremonia martesore me Keisin?

Stresi thotë:

Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, pasi është dëshira e Keisit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini. Do të jetë dasmë super moderne dhe në planin tonë”.

kei

Përveç familjarëve Stresi thotë se do të ketë të ftuar vetëm një koleg nga muzika.

Stesi thotë:

Të vetmit që do të marrin ftesë nga unë për dasmën time janë çifti Getoari Selimi dhe Marina Vjollca. Kam rezervuar që tani ftesë për ta, pasi unë isha i vetmi reper nga Shqipëria në dasmën e tyre, ku më kishin nderuar më tavolinën më të mirë, pranë tyre. Kështu që vetëm ata e meritojnë respektin tim”.auto_Marina-Vjollca_dhe_Getoar_Selimi1505153040