Jeta Osh Qef
Home

Ankth në Durrës/ Benzi me impiant gazi merr flakë para karburantit, bllokohet qarkullimi
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sat Jan 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në Durrës pranë urës së Dajlanit.

Sipas qytetarëve është krijuar një trafik i stërgjatë, pasi makina ishte me impiant gazi dhe nga frika se mos shpërthente policia ka ndaluar qarkullimin normal të mjeteve.

Si të mos mjaftonte që ishte me impiant gazi, “Benzi” që po merrte flakë ishte i pozicionuar shumë pranë një pike karburanti.

Pas disa minutave ka mbërritur zjarrëfikësja duke shmangur ndonjë tragjedi.

Ndërkohë nuk dihet arsyeja se pse makina me targa “AA 074 GP” ka marrë flakë, por fatmirësisht nuk ka lënduar në këtë mes.

26828305_2176500759251703_1179539984_o