Jeta Osh Qef
Home

Banorët në Rrëshen rrezikojnë jetën nga kabina elektrike, OSHEE i lë në mëshirë të fatit
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 13.01.2018, 18:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kabinat e tensionit të lartë pa asnjë lloj sigurie janë shtuar në vend, ndërsa qytetarët reagojnë shpesh me shqetësim për shkak të rrezikut që ju kanoset nga transformatorët.

Një rast i tillë është denoncuar edhe ditën e sotme nga një qytetar pranë redaksisë së JOQ. Ai shkruan se vetëm 5 km larg qytetit të Rrëshenit, në fshatin Ndefan, një kabinë elektrike rrezikon jetën e familjeve aty pranë si dhe të fëmijëve që luajnë në oborr.

WhatsApp Image 2018-01-13 at 06.24.12 (1)

Kjo pasi kabina nuk ka asnjë masë sigurie, dera e saj është prishur dhe është rrëzuar prej kohësh, ndërkohë që duhej të ishte e kyçur dhe të hapej vetëm nga specialistët përkatës.

WhatsApp Image 2018-01-13 at 06.24.13

Sipas banorit të zonës, i cili shprehet i shqetësuar për atë që mund të ndodhë, fshati ka bërë ankesë, dhe përfaqësues të OSHEE kanë inspektuar transformatorin.

WhatsApp Image 2018-01-13 at 06.24.15

Mirëpo, deri tani asnjë masë nuk është marrë, ndërkohë që fëmijët luajnë aty pranë, pa e ditur rrezikun qe ata mbartin, sidomos kur bie shi dhe vendi përmbytet.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje, ju lutem doja të publikonit këto pamje të tmerrshme që ndodhin vetëm në Shqipërinë që bën Rilindja. Dalin fëmijët e luajnë, por është një super rrezik për jetën. ne jemi ankuar si banorë dhe kanë ardhur këtë të OSHEE por mesa duket presim fonde nga Zoti, që të verë dorë. Kjo kabinë është e ngjitur me shtëpinë e faturistit të zonës, jo më shumë se 5 km nga Rrësheni, në fshatin Ndefan. 5 minuta të bjerë shi ajo mbushet plot. Ishalla se ka rrisk askush me hy se e shkrin tensioni i lartë.