Jeta Osh Qef
Home

“E duan gjithë ata, i kanë bërë magji”, vajza kërkon ndihmën e hoxhës për hallin e pazakontë që i ka dalë
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.01.2018, 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
cats

Foto ilustruese

Magjia është një nga fenomenet që vazhdon të ekzistojë ende si mendësi në disa krahina të thella të Shqipërisë.

Të vjetrit në vendin tonë me historitë e tyre kanë provuar që ekzistojnë forma nga më të fortat, por personat të cilët drejtohen më shumë nga shkenca nuk besojnë tek diçka e tillë.

Vajzat e reja të cilat besojnë se u kanë bërë magji për mbyllje fati, u drejtohen shpesh hoxhallarëve të njohur në qytete të Shqipërisë me shpresën se do i zgjidhin hallin.

Ky është një rast tipik i një vajze shqiptare e cila kërkon ndihmën e një personi në veçanti për “hapjen e fatit”.

Të gjithë kemi dëgjuar të paktën një rast të tillë nga shoqëria jonë.

Vajza e cila kërkon ndihmë për shoqen e saj shkruan:

Pershendetje JOQ! Po shkruaj ne emer te nje shoqe qe ska fb. Dua te di nese nje ndonjeri nje hoxhë na kavaja? Me kan then per nje shume te fort qe ti gjen te gjitha na kavaja por nuk kam as iden se kush esht ose ku jeton, a me ndimon njeri? Ju lutem me ndimoni me adres ose me emrin e ti. Ajo eshte ndare na burri dhe  i kane dal shume vende per tu martuar serisht por ashtu sic i kan dal ashtu jan kthyer mbas dhe tani do te vej te shikoj ca do ti thot ai hoxha. Mendon se i kane bere magji. Ju lutem publikoje, anonime te lutem. Faleminderit. / JOQ