Jeta Osh Qef
Home

E mbyllën në kasolle sepse ishte "me ato", e reja përballet me fundin tragjik
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 13.01.2018, 19:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një traditë e cila i mbyll gratë në kasolle gjatë periodave në Nepal, Afrikë, ka rezultuar fatale për një vajzë të re.

Gauri Kumari Bayak quhej 21-vjeçarja e cila ka humbur jetën në kasollen ku e kishin futur që të kalonte ditët gjatë menstruacioneve.

nintchdbpict000377962008

E reja ishte duke ngrirë së ftohti kur është përpjekur të ndezë një zjarr për të mbajtur ngrohtë vendin. Por përpjekja e dëshpëruar ka rezultuar fatale pasi vajza është asfiksuar nga tymi i krijuar, për shkak se brenda kasolles nuk kishte dritare.

21-vjeçarja është gjetur e vdekur nga fqinjet që kishin të njëjtin problem.

nintchdbpict000377962006

Burri i saj, një oficer policie, tha se kurrë nuk e kishte detyruar bashkëshorten të ndiqte traditën, por ajo kishte këmbëngulur, sepse gratë në zonë e kishin bërë këtë për vite me rradhë.

Praktika tronditëse, e njohur si 'chhaupadi', u shpall teknikisht e jashtëligjshme në këtë vend një dekadë më parë, por gratë janë ende të paprekshme kur kanë periudhën e tyre të periodave.

nintchdbpict000377961900