Jeta Osh Qef
Home

Djali i Inva Mulës tregon raportin me njerkun: Nuk e kam dashur, kur lindi motra situata ndryshoi
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 13.01.2018, 20:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Anton Çako, djali i sopranos Inva Mula nga martesa e parë me kantautorin Pirro Çakon, ka folur për herë të parë rreth jetës së tij, pasionit për muzikë por edhe për familjen e tij.45487845487457

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, 22-vjeçari ka rrëfyer raportin e tij me njerkun , Hetem Ramadani:

Me Hetemin kemi një marrëdhënie shumë të mirë, kam shumë respekt. Është burrë shumë i mirë, kemi marrëdhënie shumë të mirë, e respektoj shumë. Në fillim kur u lidh me mamin isha 13-vjeç dhe nuk e doja, nuk e pranoja, ashtu siç nuk do ta pranonte asnjë 13-vjeçar. Por pastaj kur lindi motra raporti ndryshoi komplet”.

Inva-mula-ethem-ramadani

Ndërsa për të motrën 5-vjeçare dhe raportin me të, ai shprehet:

Kam një marrëdhënie siç mund të ketë një 22-vjeçar dhe 5-vjeçare. Mezi pres që të rritet që të kemi një marrëdhënie edhe më të afërt”.

inva-me-femijet

Ndërsa për dy prindërit e tij, ai thotë:

Jam fansi më i madh i babait, jam shumë krenar për muzikën që ka bërë. Jo sepse jam djali i tij, por mendoj se është kompozitori më i madh, të paktën i gjeneratës së vet…Mami im është zëri më i madh i rrymës operistike në Shqipëri edhe kjo është krenaria tjetër më e madhe e jetës time…”11659437_464278083753304_6429550349092839234_n antoni-cako3-1024x573