Jeta Osh Qef
Home

Gangstere të rrezikshme/ Njihuni me femrat mafioze më të fuqishme në botë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Sat Jan 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

gangstere-1

Të gjithë kemi dëgjuar për baronë droge, apo mafiozë  të famshëm si Toto Riina apo Pablo Eskobar.

Por nëse mendoni se të gjithë bosat e drogës janë meshkuj, e keni gabim, pasi historia është e mbushur edhe me femra inteligjente që kanë udhëhequr organizata të mëdha kriminale.

Ato kanë fituar miliarda brenda ditës dhe kanë shpikur mënyra për trafikimin e drogës, që shumë meshkujve nuk do t’u kishte shkuar kurrë në mendje.

Njihuni me to dhe historitë e tyrëtë jashtëzakonshme.

1900_marllorydadianachaconrossell_620x350

Marllory Dadiana Chacon Rossell

Marllory Dadiana është një nga njerëzit më të pushtetshëm në botën latine të drogës. Ajo akuzohet se ka udhëhequr një nga unazat më të mëdha të trafikimit të drogës në Amerikën Qendrore dhe ka qenë një nga pastrueset më të mëdha të parave në Guatemala.

Marllory besohet të jetë përgjegjëse për transportimin e rregullt të mijëra paund kokainë nga Guatemala në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, specialiteti i saj i vërtetë është pastrimi i parave. Mendohet të ketë pasur transaksione që i tejkalojnë dhjetëra milionë dollarët në para të pista.

Për të maskuar shumat e mëdha të parave ajo, vendosi të hapë lotarinë ‘Bingoon Millionario’. Kjo pasuri e madhe i tërhoqi vëmendjen autoriteteve amerikane të cilat më vonë zbuluan lidhjet me kartelet meksikane të drogës.

griselda-blanco-02

Griselda Blanco

Kumbarja e kokainës, Griselda Blanco, u bë një ikonë kombëtare pas lançimit të dokumentari “Cocaine Coëboys” në vitin 2006. Filmi bazohej tek jeta e saj dhe lidhjet me kartelin Medellin të drogës.

Thuhet se fitonte 80 milionë dollarë në muaj, gjatë karrierës së saj të shkurtër në vitet ’80. Ajo që e dallon nga kumbarët e tjera të drogës është se asnjë nga ato nuk e kishte etjen për gjak si Griselda.

Vrasjen e parë e kreu kur ishte 11 vjeç. Vrau tre nga ish-bashkëshortët e saj, dhe fitoi nofkën “Vejusha e Zezë”. Ajo ishte e implikuar në 200 vrasje. Pas arrestimit në vitin 1985, ajo u lirua përsëri në vitin 2004.

Për shkak se karteli Medellin u kthye kundër saj, në vitin 2012 u vra në Kolumbi.

article-0-13CA9523000005DC-346_634x335

Raffela D’Alterio

Raffela D’Alterio është një kumbare e mafias italiane që ishte pjesë e familjes Kamorra.

Nga një grua shtëpiake në Napoli, ajo i hyri botës së krimit kur bashkëshorti i saj Nicalo Pianese u vra në vitin 2006 me breshëri plumbash. Ishte Raffela ajo që vazhdoi operimet e sindikatës kriminale të bashkëshortit të saj.

Zhvatje, falsifikim parash dhe trafikim i drogës, ishin të gjitha aktivitete që kishin D’Alterio në krye. Pasi i mbijetoi një atentati për vdekje, ajo fitoi nofkën “Kotelja”, pasi supozohej se kishte 9 shpirtra.

Autoritetet italiane thonë se ajo arrinte të fitonte 218 milion dollarë në vit. Gjatë një bastisje të policisë italiane në shtëpitë e anëtarëve të bandës së Raffela-s, u arrestuan 65 persona përfshi dhe vetë atë.

7

Charmaine Roman

Charmaine ishte një lorde xhamajkane e drogës si dhe udhëheqëse e trafikut të mariuanës. Ajo arrinte të transportonte kanabis me ton në zonën e Floridas. Banda e saj ishte e dhunshme por e suksesshme. Për një periudhë të shkurtër kohore, ajo arriti të fitonte miliona dollarë. Charmaine njihej për jetën luksoze që bënte dhe shumat e mëdha të parave që shpenzonte.

Ajo ishte e fiksuar pas automjeteve të shtrenjta. Kjo bëri që autoritetet ta hetonin atë më shpesh. Ajo u kap duke shpërndarë 180 kg marijuanë në një parking në Orlando.

Arrestimi i saj ishte pjesë i një operacioni ku u sekuestruan 1.4 ton marijuanë, 200 mijë dollarë cash e disa armë. Gjatë aksionit policor u arrestuan 50 persona.

Stephanie St. Clair 

Stephanie St. Clair ishte një francezo-afrikane e njohur si “Mbretëresha”. Ajo emigroi në Harlem në vitin 1912, dhe 10 vjet më vonë, ajo përdori 10 mijë dollarë për të hapur biznesin e saj. Ajo hapi një lotari të jashtëligjshme. Fitimet e Stephanie filluan të rriteshin, dhe ajo më pas krijoi bandën e saj. Stephanie drejtonte një bandë prej 50 personash.

Afrikania arrinte të bënte rreth 200 mijë dollarë në vit. Epoka e Ndaluar po përfundonte, dhe vendin në Amerikë po e zinte Depresioni i Madh.

Gjatë një përleshje me armë ku mbetën të vrarë 40 persona, Stephanie u arrestua. Kur doli në gjyq, ajo nxori emrat e shumë zyrtarëve me të cilët ajo bënte biznes. Arrestimi i saj bëri që të linte të gjitha bizneset.

24695

Rosetta Cutolo

E lindur në vitin 1937, Rosetta është motra e madhe e ish-bosit të Kamorras, Raffaele Cutolo. Pasi Raffaele u burgos, ai e ndjente se motra e tij Rosetta ishte i vetmi person të cilit mund t’i besonte për të vazhduar veprimtaritë e familjes së tij kriminale.

Pas udhëzimeve të të vëllait, Rosetta shumë shpejt u bë fuqia e vërtetë që fshihej pas organizatës së re të Kamorras dhe familjes. Ajo negocionte biznesin familjar të kokainës me kartelet amerikano-jugore të drogës, hidhte në erë stacionet policore. Duke fituar miliarda dollarë, Organizata e Re e Kamorras ishte e futur kudo, madje edhe në politikë.

Ata madje ishin pjesë e tregtisë së peshkut, qumështit dhe kafes. Rosetta e mbajti pozicionin e saj për 15 vjet, duke u bërë një nga femrat më të fuqishme që kishte drejtuar ndonjëherë një organizatë kriminale. Ishte aq e pasur sa jetonte në një kështjellë me 365 dhoma.

Por një hetim i autoriteteve solli rrëzimin e saj në vitin 1981.

Pas 12 vitesh në arrati, policia arriti ta gjejë në moshën 57 vjeçare në vitin 1993. Cutolo u dorëzua pa rezistencë pasi ishte e lodhur nga arratia.

download (1)

Maria Liçiardi ose Kim Kardiashan i mafies

Motra e bashkë-themeluesit të Aleancës Secondigliano, Genaro Liçiardi, Maria erdhi në pushtet pas vrasjes së bashkëshortit dhe vëllait të saj. Ishte aq e fuqishme sa fitoi nofkën “Bosja e bosëve”. Burimi i parë i të ardhurave për të ishin zhvatja dhe trafiku i drogës.

Ajo e zgjeroi pushtetin e saj me koalicionin që bëri me klanin ‘Lu Russo’.

Ajo ndryshonte nga paraardhësit e saj meshkujt në një fushë – mbështeste prostitucionin. Ajo i drogonte femrat dhe i vriste kur ato nuk sillnin më përfitime.

Koalicioni që bëri me klanin La Russo solli fundin e saj. Pas shumë përleshjes mes klaneve La Russo dhe Secondigliano, afro 120 persona u vranë, Liçiardi u largua e u fsheh për ca kohë në një shtëpi që në pamje dukej e braktisur po që ishte shumë luksoze.

Por pas disa vitesh u burgos nga policia. Mendohet se edhe pse në burg vazhdon të drejtojë organizatën e saj.

viadailymail.co_.uk_