Jeta Osh Qef
Home

Ekskluzive/ Zjarr i madh në Tiranë, banorët përpiqen ta shuajnë por flaka i përpin
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: Sat Jan 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një zjarr i madh ka rënë në këto moment pranë pallateve “Çabej” në Tiranë.

Nuk dihet ende se cili është shkaku apo nëse ka të lënduar deri në këto momente, por nga një video amatore e mbërritur pranë redaksisë sonë duket zjarri i cili ka përfshirë një apartament dhe fare pranë tij duken dy persona të cilët përpiqen ta shuajnë me kova pasi deri në ato momente zjarrfikësja nuk kishte mbërritur.

Befas në fund të videos duket se si zjarri shpërthen duke i përpirë të dy personat.

Nuk ka ende ndonjë informacion mbi fatin e tyre.