Jeta Osh Qef
Home

Surprizon Kukësi, ndal gjigantët turk të Fenerbahçes
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.01.2018, 21:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
kukesiKukësi, kampioni në fuqi i Shqipërisë ka barazuar sot në miqësore gjigantin turk, Fenerbahçen me rezultatin  2-2.

Sfida e luajtur mbrëmjen e sotme në Antalia ka qenë një ndeshje shumë e mirë e djemve shqiptarë, të cilët edhe mund të kishin fituar, pasi janë barazuar vetëm në minutat shtesë të ndeshjes.

kukesi-1

Kuksianët meriton fitoren, pasi turqit barazuan me dy penallti të kontestuara, megjithatë rëndësi ka loja e mirë edhe pse në fushë kundërshtare.

 

Bakaj në 28′ dhe Idrizi 34′ kanë shënuar për Kukësin, ndërsa turqit kanë reaguar në pjesën e dytë. Kukësi i drejtuar nga trajneri austriak, Peter Pakult ndodhet në Turqi për të kryer atje fazën përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit.