Jeta Osh Qef
Home

Zbulohet kuptimi i ëndrrave erotike, pse i shihni me kolegë dhe të panjohurit?
Nga: D.Cani | Publikuar më: 14.01.2018, 00:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. Por janë mesazhe që duhen interpretuar.

Tradhtia

Shumë njerëz ëndërrojnë të jenë të pabesë ndaj partnerit të tyre.  Kjo mund të thotë që ju duhet të eksperimentoni në seks. Personi tjetër në ëndërr paraqet aktet e ndryshme seksuale që ju dëshironi të provoni, por jo domosdoshmërisht me një partner të ri.

Seksi me një koleg nga puna

Ëndërrimi për një seks të shpejtë pas punës me një koleg i cili gjithmonë pi kafe në të njëjtën kohë si ju? Shumë shpesh, kjo ëndërr është e gjitha ajo që ju duhet nga ai person. Ajo çfarë ju duhet nuk është marrëdhënia seksuale.

Seksi me të famshëm

Ylli kryesor jeni ju. Kur keni marrëdhënie seksuale me dikë nga jeta publike në një ëndërr, ajo paraqet një dëshirë që ju e keni. Ju ndoshta nuk merrni vëmendje të mjaftueshme nga njerëzit që i doni, ose në përgjithësi nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj shoqërore.

Seksi me një të huaj

Marrëdhënia seksuale me një person të pa njohur, të mistershëm ose të maskuar është një nga ëndrrat më të fuqishme seksuale, kurse disa analistë mendojnë se kjo mund të jetë plot kuptim. Zakonisht, kjo ëndërr ka të bëjë më shumë me ty sesa që është në lidhje me seksin.

Seksi me shefin

Në fakt, shefi juaj mund të jetë një nga partnerët më të zakonshëm në ëndrra të tilla. Edhe pse me të vërtetë ndjeni tërheqje fizike ndaj shefit, kjo nuk është ajo që bëhet fjalë në këtë ëndërr.

Seks me ish-in

Shpesh, ëndrrat seksi me ish-in flasim më shumë për marrëdhënien tuaj të re se sa atë të vjetër. Ju ndoshta jeni duke përjetuar ndjenja të ngjashme me ato që keni pasur me ish-in, ose ndoshta frikësoheni se në çfarë drejtimi lëviz lidhje e re.

FB-sex-dream