Jeta Osh Qef
Home

Tiranasit i bëjnë gjëmën, djalit nuk i besohet kur sheh shifrën që ishte "zhytur borxh"
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 14.01.2018, 08:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndodh shpesh që të ketë ngatërresa në faturat të cilat duhet t’i paguajmë si qytetarë, por rasti që do trajtojmë më poshtë është disi i pazakontë.

Një 38-vjeçar nga Tirana ka marrë njoftimin se duhet të paguajë 308.432 mijë lekë të reja si debitor i një kompanie telefonike.

Bills in paper nail with hand calculating

Foto ilustruese.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, por problemi qëndron se djali nuk është pronar i asnjërit prej 5 numrave me kontratë që i kanë krijuar borxhin.

38-vjeçari me inicialet D.H., banues në Tiranë, ka depozituar pranë Komisariatit të Policisë kallëzim penal duke pretenduar se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, është lidhur një kontratë për 5 numra në një kompani telefonike duke e bërë debitor të 308.432 lekëve.

Kështu që kujdes ku i lini mjetet e tuaja të identifikimit se sot çfarë nuk ndodh.