Jeta Osh Qef
Home

Nga syzet tek infermierja, këto janë provat që Mehmet Shehun e vranë
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 14.01.2018, 09:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
me

U cilësua si vetëvrasje por vdekja e Mehmet Shehut ngelet ende mister. Të shumta kanë qenë versionet që janë dhënë të vdekjes së tij në këto vite.

Së fundmi, gazetari Roland Qafoku në librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” ka renditur 10 prova të forta që vërtetojnë që Mehmet Shehu nuk ka kryer vetëvrasje.

Qafoku përpiqet të vizatojë skenën e krimit dhe përmes një sërë argumentesh të hedhë poshtë variantin zyrtar të vetëvrasjes.

Gazetari Roland Qafoku shkruan:

Ngjarja e 17 duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981 në të cilën mbeti i vdekur kryeministri ka 10 fakte të forta që vërtetojnë se ishte vrasje".

10 prova të forta:

1. Urdhri për të mos kryer autopsinë e kufomës. Sekretet në “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” Eliminimi i Mehmet Shehut, si u helmua e më pas u vra kryeministri “Pse nuk u ejua autopsia; ekspertët kriminalistikë, përplasje: U qëllua me të majtën apo me të djathtën”

2. Mungesa e sasisë së madhe të gjakut në kufomë kur dihet se kishte një plagë hyrëse dhe një dalëse.

3. Përplasja e konkluzioneve të ekspertëve kriminalistë, të cilët kanë shkruar në procesverbal se qitja është bërë me dorën e majtë, ndërsa ekspertët mjekoligjorë se qitja është bërë me dorën e djathtë.

4. Ekzistenca e gjurmëve të pistoletës vetëm në gisht dhe jo në pëllëmbën e dorës

5. Përmbajtja e lëngut të verdhë në filxhanin e çajit që ishte në komodinë dhe që nuk ka një procesverbal nga këqyrja e vendit të ngjarjes se çfarë kishte në të.

6. Zhurma e të shtënës së pistoletës nuk u dëgjua nga askush.

7. Sipas raportit të mjekut ligjor, Mehmeti ishte i ushqyer mirë kur u gjet i vdekur. Një person që mendon vetëvrasjen nuk mendon njëkohë- sisht të ushqehet mirë.

8. Zhdukja e infermieres personale të Mehmet Shehut. Që nga dita kur ai u gjet i vdekur, ajo nuk ekziston më.

9. Veshja e çuditshme me pizhame dhe me këmishë kostumi lë shumë dyshime për dikë që mendon të vetëvritet.

10. Syzet e vëna e shtojnë dyshimin, sepse një person që vret veten nuk mund të vërë syzet.