Jeta Osh Qef
Home

Studentit “i kalon jeta para syve”, 3 persona të armatosur e rrahin, e lidhin dhe i marrin gjithçka
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Sun Jan 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

1470224_231215713891607_8397875980042689601_n

Ka dëgjuar lëvizje të dyshimta dhe doli nga dhoma e gjumit, pa e ditur se do të shihtë "tmerr me sy".

Tre persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë nga dera e pasme e një vile në Ksamil, dhe janë kanë rrahur keq të zotin e shtëpisë, duke e lidhur dhe duke i marrë makinën

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes, rreth orës 07:30, ndërsa i riu Petro Lula ishte i vemti që ndodhej në vilën 4-katëshe të familjes së tij.

Lula, i cili është student në Universitetin e Tiranës për anglisht, është përballur me grabitësit në katin e dytë.

12299214_184243021922210_5927680721762888472_n

Por i gjendur i papërgatitur, 23–vjeçari nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për vetëmbrojtje pasi është rrahur keqas e goditur me hekurin e pistoletës që mbante një prej grabitësve deri në gjakosje.

Sipas burimeve të "Panorama", tre autorët nuk janë ndalur por kanë lidhur 23-vjeçarin Lula dhe kanë vjedhur çfarë kanë mundur të gjejnë në banesë.

Kur kanë dalë në oborri, kanë marrë çelësat e vilës, të makinës dhe bashkë to edhe makinën tip “Benz”, dhe janë larguar.

Ndërkohë mësohet se studenti është dërguar në spital nga një ai afërm, ndërkohë që prindërit e tij, të cilit jetojnë dhe punojnë në Greqi, janë nisur drejt Shqipërisë.