Jeta Osh Qef
Home

Sot vendi “vishet” nga bora, këto janë ditët kur “macja do të flejë me miun”
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Sun Jan 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duke u nisur nga mbrëmja e sotme vendi do të mbushet me borë. Të shumta janë qytetet nga veriu në jug që do të vishen nën petkun e bardhë të borës.

Meteoalb shkruan:

Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore”.

Ndërsa ditët e para të janarit ishin me temperatura si të ishte vjeshtë, duket se do t`u vijë fundit. Sipas parashikimeve ditët e vërteta të dimrit priten të jenë në datat 20 deri 26 janar.

Meteoalb parashikon:

Ditë dimri na presin në dt. 20 – 26 Jan.2018".

Sipas Meteoalb, dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.
26220031_1521577307929571_5561138450006724990_n