Jeta Osh Qef
Home

“Harem” në shtëpi me dy djem të rinj, 34 vjeçarja shqiptare vritet në mënyrë misterioze
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Sun Jan 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marktplatz Central square

Vrasja misterioze e një shqiptareje, ka ngritur alarmin në një qytet gjerman, pasi u zbulua se ishte qëlluar me armën e një polici.

34 vjeçarja nga Kosova u gjet e vdekur në një banesë në Bad Langensalza (Landi Thüringen)

Polici që besohet se e ka qëlluar dhe një person tjetër që janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe janë lënë sërish të lirë.

Mësohet se të dy ata kishin qënë në banesën e viktimës, në momentin e ngjarjes, dhe ishin totalisht në gjendje të dehur.

Polici dhe pronari i banesës, i cili ishte gjithashtu partneri i gruas së vrarë, besohet të jene rreth moshës 22 vjeçare.

Në banesë, sipas informacioneve të policisë  janë konfiskuar një armë shërbimi dhe letërnjoftimi një zyrtarit policor.

Ende nuk është krejtësisht e qartë se kush nga dy e ka qëlluar, por mendohet se vrasja është bërë nga pakujdesia në vazhdim e sipër.