Jeta Osh Qef
Home

Del nga makina dhe habit policinë italiane, shqiptarin e fundos sinqeriteti
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Sun Jan 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar është kapur nga policia italiane me një sasi të kosiderueshme droge pasditen e djeshme në Valdarno.

Mediat italiane shkruajnë se 38 vjeçari shqiptar me iniciale A.V, u vu në pranga pasi u kap me 70 kg marihuanë të fshehur në bordin e një makine me të cilën po udhëtonte në autostradë.

Vlera që droga do t`i sillte shqiptarit nëse nuk do të ishte ndaluar nga policia do të ishte 350 mijë euro në tregun me pakicë.

Policia në Fiorentino kishte marrë një informacion për makinën në të cilën u kap shqiptari.

Ai kishte vizituar Italinë e Jugut me një makinë të errët "Renault Koleos" për të marrë një sasi të konsiderueshme droge e destinuar për në tregun e provincës.

Por, para se policia të ushtronte kontrollin në makinën e tij, shqiptari pranoi me sinqeritet se po trasportonte drogë.

Droga ishte fshehur në bagazhin e pasmë.

mak

Foto ilustruese