Jeta Osh Qef
Home

U përdhunua 12-vjeç, nëna e aktores shqiptare i “bie murit me kokë” që e la vetëm në hotel
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Sun Jan 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

88bea3481b02ff422e5208acb91e018e

Deklarata e Eliza Dushkut se ishte përdhunuar që 12 vjeçe ka tronditur jo vetëm shqiptarët por mbarë Hollivudin si dhe fansat e saj nga mbarë bota.

Përmes një postimi, aktorja e famshme rrëfeu se ishte abuzuar seksualisht në një dhomë hoteli, nga koordinatori i dublantëve, Joel Kraner.

Por pas ngjarjes së rëndë, duket se të gjithë i janë turrur nënës së saj, për shkak se nuk e kishte ndihmuar Elizëm, edhe pse e bija i kishte treguar se çfarë kishte ndodhur.

1807032-eliza_dushku_1704

Megjithatë Judith Dushku duket se është penduar , duke rrëfyer se nuk duhet ta kishte lënë vetëm në hotel, dhe kur e kishte kuptuar gabimin e saj ishte shumë vone.

Përmes një komenti në statusin e Elizës, ajo ka reaguar duke thënë se:

E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur.
Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë. Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim.”

77c5cec0ac7824c7524109537e0686d9