Jeta Osh Qef
Home

I kishte borxh paratë e kokainës/ Italiani i "qahet" nënës dhe të dy i "bëjnë gropën" shqiptarit
Nga: L.Çela | Publikuar më: 14.01.2018, 11:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
SONY DSC

Një trafikant shqiptar në Itali është vënë në pranga nga policia pasi ka kërcënuar një përdorues droge se do ta vriste nëse nuk i paguante një borxh që i kishin mbetur nga pazaret e drogës.

Mësohet se i riu italian kishte një borxh të majmë për blerjen e kokainës dhe duke parë që nuk po e shlyente, shqiptari kishte filluar ta kërcënonte me vdekje.

Megjithatë, nën shoqërinë e nënës së tij, i riu italian u paraqit në polici në zonën e Cremas dhe tregoi se po kërcënohej nga një shpërndarës droge.

Policia vendosi të hetonte më tej ndaj 31-vjeçarit shqiptar, dhe organizoi një aksion që të bënte të mundur arrestimin e tij.

Italiani la një takim në një parking, duke i thënë  shqiptarit se do t'i jepje 6 mijë eurot që i kishte borxh.

Shqiptarira në kurth, dhe u takua me përdoruesin e drogës. Ky i fundit i dha lekët, dhe sapo 31-vjeçari shqiptar i fut në xhep,  arrestohet nga policia.

Mediat italiane shkruajnë se ka qënë pikërisht nëna e italianit që ka bindur të birin të denoncojë trafikantin shqiptar dhe t'i jepte fund kërcënimeve të tij.