Jeta Osh Qef
Home

Fshati në Fushë-Krujë ia kalon edhe Nigerisë për ndotjen: Kocka, mish me erë dhe çdo lloj mbetjeje
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sun Jan 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tapiza është një fshat jo shumë i vogël pranë Nikelit në Fushë-Krujë. Fushë-Krujën e kemi përmendur shpeshherë si një ndër rrethet që po mbytet nga ndotja, por s’paskemi parë asgjë.

tapizw

Flitet për ndotjen e ajrit nga fabrikat e çimentos, por me sa duket kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Edhe pse në Tapizë kalon rruga nacionale askush nuk ka marrë mundin për ta pastruar këtë fshat, ama për ta ndotur po.

Një qytetar ka dërguar për JOQ.al pamjet e tmerrshme nga bregu i lumit në Tapizë, pranë Urës së Tubit, ku mbetjet kanë “pushtuar” zonën dhe janë burim me potencial për përhapjen e epidemisë.

26855003_2058857447689704_1776222302_o

A është shteti rregullator i rendit dhe shoqërisë? Po! Por, ku dreqin është mirëmbajtja e strukturave lokale që nuk kanë ndërhyrë për pastrimin e kësaj zone?

Pamjet janë pa koment: