Jeta Osh Qef
Home

Ky është qumështi i bebeve me salmonelë, zbulohen 35 rastet e para të të prekurve
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Sun Jan 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

qumesh

Ndër kompanitë më të mëdha në botë “Lactalis” që prodhonte qumështin e bebeve është tërhequr nga tregu. Kjo kompani ishte prezente në 83 vende të botës dhe kishte shpërndarë 12 milionë paketime.

Vendimi për t`u tërhequr nga kompania Craon në Francën perëndimore vjen pasi në qumështin që prodhohej është konstatuar salmonelë.

Deri më tani janë zbuluar 35 raste të fëmijëve të porsalindur, të prekur në Francë, një në Spanjë, ndërsa një tjetër në Greqi mbetet për t’u konfirmuar.

Pas këtij zbulimi të rëndë kompania vendosi që të tërheq disa produkte nga supermarketet. Lactalis do të kompensojë të gjitha familjet që kanë vuajtur dëmin nga kontaminimi nga sarmonela.