Jeta Osh Qef
Home

Vlen 70 milionë euro, por nuk do e besoni sa e ka rrogën Hysaj te Napoli
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 14.01.2018, 12:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Para ditësh, agjensia "CIES" që merret me statistikat e futbollistëve ka publikuar vlerën e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysajt në tregun futbollistik. Ai rënditjej mes 100 futbollistëve më të shtrenjtë në botë pasi vlen 70 milionë euro.

hysaj-bis-napoli-agosto-2017

Gjithsesi, nëse sheh rrogën e tij te Napoli, ka një kontrast të madh me vlerën e tij. Mediat italiane kanë renditur lojtarët e Napolit sipas pagave që marrin. Më të paguarit janë “yjet” e ekipit, Insigne, Hamsik dhe Mertens, diçka krejtësisht normale.

elseid-hysaj-napoli-inter-coppa-italia_zpy4rfoo30ce1nzdw8pmgic7p

Hysaj, ndër ata që luajnë rregullisht, është më pak i paguari, teksa merr 1.1 milionë euro në sezon. Më shumë se mbrojtësi i djathtë i kombëtares marrin edhe lojtarë si Maksimovic, Giacherini e Rog, që minutat i kanë me “pikatore”.