Jeta Osh Qef
Home

Ikën natën dhe shkon në rezervuar, gjendet i mbytur i moshuari në Korçë
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 14.01.2018, 12:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Maliq të Korçës. Ngjarja është raportuar në fshatit Bletas (Bratomirë) ku është gjetur i mbytur shtetasi me iniciale G. M., rreth 65 vjeç, banues në Podgorie-Maliq.

Sipas njoftimit të policisë, nga të dhënat e para dhe këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se shtetasi i mësipërm vuante nga depresioni dhe më datë 13 janar 2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Ndërkohë po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

rez

Foto ilustruese