Jeta Osh Qef
Home

Ornamentet shqiptare të ruajtura në Luvër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Sun Jan 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga Marin MEMA

Një mjeshtër i njohur francez sikurse piktori Louis François Cassas i ka bërë një dhuratë shumë të vlefshme kulturës shqiptare duke bërë të mundur shfaqjen e disa ornamenteve tradicionale shqiptare në një nga muzeumet më prestigjioz të botës, sikurse ai i Luvrit.

Studiuesi Ferid Hudhri na bën me dije në enciklopedinë “Shqiptarët në artin botëror”, se mjeshtri Cassas pasionin e tij ndaj formave tradicionale e orientoi edhe ndaj ornamenteve të shumta që i vizatoi sipas disa veshjeve shqiptare.

luver1

Ky pasion i piktorit nisi në punishten artizanale të të atit, ku ai filloi të mësojë duke vizatuar ornamente mbi objekte të gdhendura apo të stolisuara. Me dhjetëra variante qëndismash në pjesët e përparme të këmishëve të grave dhe burrave si dhe ornamente të tjera, falë punës së këtij mjeshtri, ruhen të vizatuara në një punim i cili është i ekspozuar në departamentin e arteve grafike të Muzeut të Luvrit.

luver2

Pikturimi i ornamenteve dhe elementeve të tjera dekorative shfaqen si cilësi dalluese dhe karakteristike, ndaj të cilave Cassas ka shprehur interes edhe në detajet më të imëta.
Përtej vëmendjes së piktorit Louis François Cassas, pikturimi i figurave me veshjet tradicionale dhe trashëgimia jonë etnokulturore, përbëjnë një ndër motivet kryesore të autorëve të huaj që kanë trajtuar temën shqiptare gjatë shekullit të XIX.

Mjaft artistë të tjerë të njohur kanë realizuar tablo tërësisht me motive shqiptare e shumë prej tyre për fat të keq ne sot nuk i njohim./JOQ.al