Jeta Osh Qef
Home

“Fëmijët rrinë brenda me çadër”, edukatorja e kopshtit tregon tmerrin
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Tue Jan 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qytetarët luten që të mbajë koha, në mënyrë që të kenë mundësi të vazhdojnë aktivitetin e tyre të përditshëm . Kjo ka ndodhur edhe kësaj here në Rrogozhinë, ndonëse reshjet e shiut kanë qenë fare të pakta.

WhatsApp Image 2018-01-15 at 05.34.29

Kopshti i këtij qyteti, një ndërtesë e bukur nga jashtë e cila nuk ka shumë kohë që është rikonstruktuar, përveç lagështisë dhe shiut që fut brenda, është i rrethuar nga uji.

WhatsApp Image 2018-01-15 at 05.34.29 (1)

Një prej edukatoreve të këtij kopshti ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ, tmerrin që duhet të kalojnë të miturit, për të shkuar pak orë në kopësht.

WhatsApp Image 2018-01-16 at 06.45.52

Denoncimi i edukatores:

Për të hyrë në kopshtin e Rrogozhinës dhe për të dalë duhet varkë peshkimi. Bashkia fle gjumë ndonëse kemi bërë ankesa pa fund. Prindërit detyrohen t’i mbajnë në krahë fëmijët deri brenda. Ndërtesa dykatëshe është e bukur, por brenda duhet të rrish me çadër se pikon dhe oborri është i përmbytur në këto momente."

WhatsApp Image 2018-01-16 at 06.45.55

WhatsApp Image 2018-01-15 at 05.34.27

WhatsApp Image 2018-01-16 at 06.45.52 (1)