Jeta Osh Qef
Home

Instagram zhgënjen përdoruesit, risia e fundit s'do t'ju pëlqejë as juve
Nga: D.Cani | Publikuar më: 18.01.2018, 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Aplikacioni më i dashur për të gjithë, Instagram, duket se i ka lënë mjaft të zhgënjyer përdoruesit e tij.

Kjo pasi ditën e sotme, pas një përditësimi të ri, ka ardhur opsioni që tregon nëse je aktiv, ose se kur ke qenë për herë të fundit.

Kështu që, nëse nuk i keni kthyer përgjigje dikujt dhe keni vazhduar të lundroni në Instagram, tani nuk do ta keni më të mundur, pasi personi në fjalë do të informohet nëse ti je aktiv.

Kjo është pritur mirë nga çiftet, por jo nga pjesa e madhe e përdoruesve.

Po juve, si ju duket?