Jeta Osh Qef
Home

Qirje Kotzias dhe shoku Ditmir mblidhen në Korçë “të qajnë hallet”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Fri Jan 19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

111

Çfarë mbeti pa u mbaruar në Kretë në nëntor, qirje Kotzias erdhi ta sheshojë vetë në Korçë. Jo vetëm padurimi i homologut Ditmir, por edhe “Parisi i vogël” ishte vënë në "shtetrrethim" që prej mëngjesit të së premtes në pritje të ministrit të Jashtëm grek.

Kryediplomatët "do të ngujohen" për dy-tre ditë në një hotel luksoz në qendër të qytetit të Mësonjëtores së parë shqipe. Gjatë takimeve kokë më kokë, dy burrat e politikës do të shikohen thellë në sytë e tyre të shkruar, ku përveç dashurisë reciproke, ndoshta do të mundohen të gjejnë edhe zgjidhje për çështje si hapësira jonë e Jonit.

Miku do tentojë të shfrytëzojë supremacinë, mikpritësi historinë.

Në takimet me delegacionet do të tentohen të zhbëhen mëritë dhe problemet gati shekullore mes dy vendeve tona. Ç’do tjerrin këto ditë, do të ndjehet për së shpejti në çështje të ndjeshme si varrezat greke në tokë shqiptare, që tashmë i dhamë.

Cilido qoftë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" nuk do ta ketë fort të vështirë t’i marrë të vdekurit nga ato pak të gjallë që kanë mbetur aty ku helenët nuk duan më hiret e një gruaje, por ca eshtra për të rishkruar historinë.

Fundja kush do të bëjë shumë zhurmë?! Azilkërkimi i 1990 dhe 2015-16 "ka integruar" shumicën e shqiptarëve para se BE-ja të "ngrejë traun" e antarësimit.

Për ligjin e luftës, Çamërinë, për librat e historisë e minoritetet nuk do flitet vetëm mes pauzave që do të thyhen siç e do tradita; me një pikë uzo për të respektuar mikun dhe me pak gjizë fshati për të treguar veten. Në ditë me na i lypë do ia japim edhe ato që ka ardhur miqësisht të kërkojë…

Dhe në fund ai do ikë si Akili i madh grek, por me kokën pas se mos i shkon ndonjë shigjetë e fundit nga lufta 78 vjeçare që me gjasë edhe mund të mbyllin, ndërsa ky i yni, do të kthehet në Tiranë me një fitore si të Pirros për të pritur ndonjë "tullë" tjetër kokës, si ajo e diplomacisë ekonomike./JOQ.al

bushati-ktosias