Jeta Osh Qef
Home

Erkand Qerimaj fiton medalje në Botëror
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 23.01.2018, 15:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nuk paska qenë vetëm Romela Begaj ajo që ka rezultuar pozitive në testin anti-doping për botërori  e peshëngritjes që u zhvillua në SHBA.

Një lajm i gëzueshëm ka ardhur sot për peshëngritësin shqiptar, Erkand Qerimaj.

Shtangisti i njohur, në stilin e shkëputjes u rendit në vendin e katërt duke përfuduar jashtë podiumit, por sot ka ndryshuar gjithçka.

Një ndër tre peshëngritësit që u ngjitën në podium është zbuluar se ka përdorur doping për të përmirësuar rezultatet e tij dhe për pasojë është skualifikuar.

Sipas rregullores, i takon Qerimajt të ngjitet një shkallë më lart, që do të thotë se Shqipëria bëhet me një medalje bronzi në stilin e shkëputjes.