Jeta Osh Qef
Home

Loja e Instagramit që po çmend të rinjtë, me siguri që s’do ta realizoni dot
Nga: D.Cani | Publikuar më: 23.01.2018, 23:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Çfarë nuk po shohim në rrjetet sociale, çdo ditë e më shumë.

Janë të shumtë përdoruesit që sjellin në qendër të vëmendjes sfida nga më të ndryshmet dhe siç duket, është future gjithashtu dhe një sfidë e re për 2018.

Sfida “paper challenge” nisi mes ikonave të fitnes-it ndërsa tashmë është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, sidomos në Instagram.

Njerëz të ndryshëm vendosin në tokë një letër të cilën duhet ta kapin me gojë, pa e prekur me duar ndërkohë që njërën këmbë e mbajnë në ajër.

E vështirë apo jo?