Jeta Osh Qef
Home

Kujdes kur bëni “screenshot” në Instagram, do të kapeni “mat”
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Wed Jan 24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përduruesit e Instagram duhet të kenë kujdes kur të bëjnë një "screenshot" nga aparati i tyre smart phone.

Tashmë, bëhet e ditur se veçoria e frymëzuar nga Snapchat pritet të hidhet shumë shpejt në këtë aplikacionin dhe po testohet në Japoni.

Kështu, kur të vendosni të bëni një "screenshot" në Instagram duhet të keni parasysh se nuk ka më privatësi.

Lajmet më të fundit flasin se Instagram i lejon ndjekësit ta dinë saktë se sa shumë keni qëndruar në aplikacion.

Pak e sikletshme apo jo?

Personit që i keni bërë screenshot story-n që ka hedhur, do të lajmërohet dhe kjo nuk është fort e këndshme.

Para se të shihni një paralajmërim ku thotë se ndjekësit do t’i dërgohet njoftimi për çdo screenshot të ardhshëm, bëni kujdes.

Urojmë që kjo veçori të mos bëhet menjëherë realitet nga Instagram.