Jeta Osh Qef
Home

Shkatërrimi i Valbonës/ Mjetet e "krimit", rrezik serioz për banorët
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 28.01.2018, 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Shkatërrimi i Valbonës nuk ka të ndalur dhe tashmë në segmente të caktuara shtrati i lumit nuk njihet më.

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë ka shkaktuar jo pak rritim tek ambientalistët, aktivistët e shoqërisë civile dhe tek banorët vetë.

Mirëpo, përveç efekteve negative në afatgjatë që do sjellë shkatërrimi i Parkut Kombëtar të Valbonës, siç duket banorët rrezikohen në mënyrë permanente tani që është në ndërtim.

Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Ja se si kamionët e Gener2 që po shkatërrojnë Valbonën lëvizin nëpër fshatin Dragobi të pa mbuluar dhe me ngarkesë në një zonë të banuar, lagjja Metaliaj.

Kjo është shumë e rrezikshme, e sidomos për fëmijët e shkollat që e bëjnë këtë rrugë përditë.”