Jeta Osh Qef

Si të zbuloni se kush e viziton në fshehtësi profilin tuaj
Nga: I.Spahiu | Publikuar më: 24.07.2016, 19:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
fb

E kush nga ju nuk është kurioz për të parë se kush e viziton profilin tuaj në Facebook? Të gjithë ne duam të dimë se kush interesohet për ndryshimet që bëjmë në profilin tonë, apo për postimet e ndryshme dhe kjo në fakt e ka një zgjidhje.

Për të mësuar se kush e viziton profilin tuaj, mjafton të klikoni me butonin e djathtë të mouse-it në FB dhe të zgjidhni opsionin “View page source” dhe më pas shtypni Ctrl+F. Pas kësaj në kutizën që do dalë në të djathtë lart, shkruani “InitialChatFriendsList”. Kështu, në ekran do ju shfaqen disa numra. Kopjoni një prej tyre, pa shtesën në fund që mund të jetë (-1) ose (-2), dhe bëjeni paste pas adresës www.facebook.com.

Pas këtyre procedurave, ju do ta shuani kureshtjen se kush ju vizitoi për herë të fundit profilin.