Jeta Osh Qef
Home

Mos përdorni kurrë cigare elektrike, ja çfarë zbulon studimi i ri
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 30.01.2018, 11:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
cigareCigaret elektrike janë përhapur shumë në të gjithë botën pasi përdoruesit dhe prodhuesit mendojnë se është më e shëndetshme, por studimi i ri tregon se ato shkaktojnë mutacion të ADN-së e cila çon në kancer.

Studiuesit bënë një eksperiment për të parë ndikimin e tymit të cigares elektrike në mushkëri.

Ata zbuluan se qelizat kishin pësuar mutacion dhe bëheshin kancerogjene në një nivel më të lartë se çfarë pritej.

Gjithashtu minjtë të ekspozuar ndaj tymit të cigares elektrike, pësonin dëmtim në ADN-në e tyre në nivele shqetësuese.

Skuadra e studiuesve të universitetit të Neë York-ut, paralajmërojnë të gjithë përdoruesit, duke vënë në pikëpyetje besimin se nikotina e cigares elektrike është më e sigurtë dhe e shëndetshme sesa të konsumuarit cigare normale.

Kjo vjen disa ditë pasi Administrata e Ushqimit dhe e Ilaçeve në Amerikë, refuzoi nxjerrjen në treg të cigares elektrike të Philip Morris pasi nuk ishte e shëndetshme.