Jeta Osh Qef
Home

Whatsapp paralajmëron përdoruesit, kujdes mos e bëni këtë gjë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Tue Jan 30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

whatsappWhatsapp është një ndër platformat më të sigurta të komunikimit në botë duke inkriptuar gjithë përmbajtjen e mesazheve.

Së fundmi Whatsapp, pas një mesazhi që po qarkullon tek përdoruesit e këtij aplikacioni, njofton se kurrsesi nuk duhet të klikoni asnjë link.

Në inboksin e përdoruesve po qarkullon një mesazh ku thotë se duhet të paguajnë nëse duan të vazhdojnë të përdorin aplikacionin Whatsapp.

Ky mashtrim ka si qëllim vjedhjen e të dhënave tuaja bankare nëpërmjet një faqeje të rreme.

Që prej vitit 2016, Whatsapp është një aplikacion falas që mund ta shkarkojë dhe përdorë gjithkush.

Numri i mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve sa vjen dhe rritet ndaj përdoruesit duhet të kenë kujdes që mos të bien pre e këtyre mashtrimeve.