Jeta Osh Qef
Home

Era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm “pushtojnë” vendin
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Sat Feb 3

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dimri është "rikthyer" sërish këtë të shtunë pas një periudhe thuajse pranverore me diell dhe mot të ngrohtë.

Ditën e sotme në të gjithë vendin paraqiten reshje intensive shiu, erë e fortë, temperatura në ulje dhe borë në zonat e thella.

Sipas IGJEUM ndonëse reshje do të ketë në gjithë territorin ato do të jenë më intensive në zonat e Shkodrës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër për shkak të intensitetit të reshjeve mund të shfaqen rrëshqitje të tokës. Reshjet do të jenë në formën e dëborës 1200 metër mbi nivelin e detit.

Për ditën e sotme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 16

në vendet e ulëta: 11 / 15

në vendet malore: 4 / 9 °C.

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.