Jeta Osh Qef
Home

Zefi i prekur nga kanceri të prek shpirtin: S'kam bukë, jo më ilaçe
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 06.02.2018, 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Zef Tuçi është një 52-vjeçar, i cili jeton në një godinë të vjetër në qytetin e Rrëshenit dhe është prekur jo vetëm nga varfëria ekstreme që zotëron në shumë familje të këtij vendi, por edhe nga sëmundjet e njëpasnjëshme.

Preu dy vitesh ai lëngon në shtrat, i prekur nga kanceri, ndërsa të ardhurat nga invaliditeti, nuk i mjaftojnë as për t'u mbushur barkun me bukë 3 fëmijëve të tij.

Zefi thotë se me pensionin prej 100 mijë lekësh nuk mund të bëjë asgjë, ndaj kërkon që dikush të hedhë sytë nga ai dhe familjarët e tjerë, e më shumë për fëmijët.

Ai thotë për "Gazetën Shqiptare":

Jam i sëmurë nga kanceri. Bëra dy vjet kështu. As kam ilaçe, as bukë për kalamajtë. I sëmurë po, me kancer po…”

E teksa sëmundjet e mposhtin dita-ditës babai i tre fëmijëve mbetet me sytë përtej dritares së errët që dita e nesërme të jetë ndryshe për të dhe familjen e tij.