Jeta Osh Qef
Home

Futbollisti i kombëtares: I kam kërkuar FSHF të më ndihmojë që të gjej familjen time
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.02.2018, 12:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nuk ka ardhur në Shqipëri vetëm që të gjejë suksesin ndërkombëtar, duke luajtur me ekipin tonë Kombëtar të Futbollit, por edhe familjen. Ose të paktën atë çfarë i ka mbetur këtu nga ajo...

Kjo është historia e lojtarit tonë të kombëtares së futbollit Ivan Balliu, i cili në një intervistë dhënë pak ditë më parë për gazetën franceze “Le Parisien” rrëfeu se gjyshi i tij nga babai ishte me origjinë shqiptare, por se ai këtë e kishte mësuar pak kohë më parë.

Ivan Balliu, i lindur në Katalonja të Spanjës  dhe i “rritur” tek qendra e Trajnimit të Barçës, tregoi për median francezë sesi sezonin e kaluar ishte kontaktuar nga kreu i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armando Duka. 26 vjeçari, mbrojtësi i krahut të djathtë, u takua në Paris me Presidentin e FSHF-së, i cili i propozoi të ishte pjesë e formacionit më të fundit të trajnierit italian Kristian Panuçi.

Rreth këtij propozimi Balliu tha:

U mendova, peshova të mirat dhe të këqiat dhe gjykova se ishte një ide e mirë që të luaja për Shqipërinë.”

Shqiptaro-spanjolli jo shumë shtatlartë, vetëm 172 cm i gjatë, as nuk i dinte fare rrënjët e tij shqiptare. Dhe kjo për arsyen se gjyshi i tij, i cili kishte mbërritur shumë i ri në Katalonjë, kishte vdekur shumë vite përpara se Ivan të vinte në jëtë.

1

Vetë Balliu thotë:

Vitin e shkuar as që e dija se mund të luaja me këtë kombëtare, por tani, kur shkoj atje tifozët janë me mua, ata më dërgojnë mesazhe dhe kjo më kënaq.”

I lindur në Kaldes se Malavela, Ivan, aktualisht lojtar i klubit të Metz-it në Francë, nuk e fsheh se vendimin e ka marrë edhe për shkak të kënaqësisë që të jep një përzgjedhje në një kombëtare futbolli.

Ai shprehet:

Është një plus. Unë jam ndërkombëtar. Kjo është e mirë si për klubin ashtu edhe për mua.”

2

Por 26 vjeçari dëshiron gjithashtu që të nderojë kujtimin e gjyshit të tij dhe të dijë diçka më shumë për rrugëtimin e tij në jetë.

Balliu thotë:

Unë as nuk e di se ku ka lindur gjyshi im, por me babain tim po kërkojmë informacione që mund të na ndihmojnë të gjejmë familjen e tij. Unë i kam kërkuar edhe Federatës ndihmë në këto përpjekje.”

Babai i Ivan Balliut, është aktualisht kryetari i një komune katalanase, e cila haptazi është deklaruar pro pavarësisë nga Spanja.

Fati ndërkohë ia “ka shkelur syrin” sërish Balliut;  ndeshja e vetme me kombëtaren kuqezi ku ai u aktivizua ishte ajo përballë Spanjës, e luajtur në 6 tetor të 2017, ku iberikët fituan me rezultatin 0-3./JOQ.al

3