Jeta Osh Qef
Home

Borxhi shqiptar “në duart” e çifutëve dhe Macron
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Sun Feb 11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

820 milion lekë të vjetra, ose mbi 600 mijë euro. Kaq do të kushtojë për një vit një shërbim konsulence që Ministria e Financave ka lidhur më një bankë franceze. Bëhet fjalë për asistencë këshillimore dhe për menaxhimin e financave dhe borxhit publik.

820 milion lekë të vjetra, para të taksapaguesve shqiptarë, do të derdhen vetëm për këtë asistencë që do të vijojë për plot 12 muaj. Kontrata mes Ministrisë së Financave dhe Bankës “Rothschild &Cie” me seli qendrore në Paris është lidhur 1 muaj më parë, me 12 janar të 2018.

1

 

Ministria e Financave nevojën për këtë asistencë duket se nuk e ka ndjerë papritur, pasi kontrata e lidhur në janarin e këtij vitit, është rezultat i një tenderi të shpallur që prej vitit të kaluar dhe që ishte planifikuar për tu mbajtur në tetor të 2017. Por gjurmët e tij shkojnë edhe më tutje në kohë.

JOQ zbulon se që në fillim të vitit të kaluar Ministria e Financave ka qenë e gatshme dhe kishte planifikuar një tender prej 1 miliard lekësh të vjetra vetëm për asistencë dhe konsulencë financiare në lidhje me borxhin.

2

Kujtojmë se ndërkohë, në lidhje me borxhin publik, të brendshëm e të jashtëm, në Ministrinë e Financave ka një drejtori më vete, me sektorët përkatës dhe me një “çetë” nëpunësish që marrin rrogën çdo muaj vetëm për t’u marrë më “borxhin”, të cilin edhe fundi i vitit të kaluar, pavarësisht luhatjeve, e gjeti tek zona e 70 për qindindëshit të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por kush është kompania që në një farë mënyre tani i duhet të “diktojë” ministrinë e drejtuar nga Arben Ahmetaj, e kësisoj edhe qeverinë “Rama” në lidhje me menaxhimin e financave dhe borxhit publik?

Siç lehtësisht mund të kuptohet “Rothschild &Cie”, është pjesë e pasurive të dinastisë hebreje të familjes Rothschild, të cilët vlerësohen si një ndër 10 familjet më të pasura dhe më të rëndësishme të gjithë historisë së njerëzimit. Kjo bankë, pjesë e bankave të kësaj familje në disa vende të botës, u rikrijua në Paris në vitin 1984 nga David, Eric dhe Eduard de Rothschild dhe nisi punën me një kapital prej 1 milion dollarësh dhe vetëm 3 punonjës. Por aktualisht ajo xhiron mijëra miliona euro dhe dollarë.

NY_office_02

Familja Rothschild është e njohur sa në arenën ekonomike, po aq edhe në atë të influencave politike e sociale. Njëri ndër ish-punonjësit dhe më vonë edhe aksioner i saj është as më pak e as më shumë, por presidenti aktual francez Emanuel Macron. Ky i fundit u bë pjesë e administratës së “Rothschild & Cie” në shtator të vitit 2008. I rekrutuar nga Fransua Henro, krahu i djathtë i David De Rothschild dhe i sugjeruar nga Zhak Atali, këshilltari special i ish-presidentit francez Miterand dhe më pas themeluesi dhe drejtuesi i parë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Emauel Macron, arriti që brenda pak vitesh të fitonte nga Rothschild & Cie, jo pak, por gati 3 milion euro të deklaruara.

Macron drejtoi disa prej operacioneve më të vështira të botës financiare, duke marrë jo vetëm vlerësime të tipit “Mozarti i financës”, por edhe duke u bërë partner  në këtë bankë.

Tashmë, me kontratën e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe bankës “Rothschild &Cie”, ministri Ahmetaj mund të presë këshillat më të vyera nga disa prej mendjeve më të ndritura të tregut financiar, por e gjithë kjo lëvizje a ishte thua e rastësishme?!

Familja Rothschild dhe manjati George Soros, të dy me prejardhje hebreje, prej vitesh konsiderohen edhe si oktapodët e Europës për shkak të “kapjes” që i kanë bërë politikës dhe ekonomisë jo vetëm europiane.

Të jetë vallë rastësi edhe kjo “shkuesi” 820 milion lekëshe në këtë vit kur Shqipëria pret lajme të mira nga BE-ja në lidhje me integrimin?! Pyetje te vogël naive është…/JOQ.al

r