Jeta Osh Qef
Home

Të shohësh ndeshjen live nga dhoma e gjumit, në Gjermani e teprojnë me luksin
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.02.2018, 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
E keni menduar ndonjëherë si mund të jetë të jesh njëkohësisht edhe në dhomë të gjumit edhe në stadium?

Tani nuk do ngelet më thjesht imagjinatë, pasi kjo gjë po bëhet realitet në Gjermani.

Bajerni i Mynihut ka menduar diçka të jashtëzakonshme për stadiumin e tij, "Alianz Arena".

Ekipi gjerman po mendon që të ndërtojnë suita brenda stadiumit “Allianz Arena”, madje ata kanë mbyllur edhe marrëveshjen me një kompaninë e hoteleve “Marriot”.

Nga këto suita speciale mund të ndjekin takimet e Bajernit tifozë të veçantë të cilët do kenë mundësinë pagujnë një çmim të majmë për të shijuar këtë luks.

Punimet do të fillojnë në verën e vitit 2019 dhe Bajerni do të bëhet klubi i parë që aplikon diçka të tillë.