Jeta Osh Qef
Home

Përplasen dy makina në Tiranë-Durrës, e treta përfundon në kanal
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i trefishtë duket se ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa në aksident janë të përfshira dy mjete autovetura dhe një furgon.

Siç mund ta shikoni në videon e siguruar nga JOQ.al, dy autoveturat janë përplasur mes tyre dhe kanë ngelur në mes të autostradës, në korsinë e shpejtësisë, duke shkaktuar kështu kaos në qarkullim.

Disa metra larg tyre shihet një tjetër mjet i hedhur në kanal. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident dhe shkaktarët e tij.