Jeta Osh Qef
Home

Të papaguar dhe të nëpërkëmbur, punëtorët e rrugës protestë para Kryeministrisë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.02.2018, 12:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në protesta që prej fillim nëntorit të kaluar, ndërsa me 5 shkurt të këtij viti bllokuan aksin kryesor në Fier, por nuk janë dorëzuar pasi sot kanë protestuar para kryeministrisë.

Fjala është për punëtorët dhe kompanitë që kanë shtruar bypassin Fier-Vlorë dhe pagat e tyre nuk janë dhënë kurrë.

28081918_10211092295367627_1173846032_o

Punonjësit kërkojnë zhbllokimin e pagesave pasi ARRSH pranon se fondet e pagesave janë në gjendje dhe nuk janë prekur, por nuk mund të shpërndahen pa urdhrin e kryeministrit.

Njëri nga punëtorët protestues ka shkruar sot për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Siç e kemi deklaruar edhe më parë, sot në orën 11, 55 kompani të mëdha dhe 1000 punonjës kemi protestuar para Ministrisë së Transportit, para Kryeministrisë dhe momentalisht jemi pranë Drejtorisë së Rrugëve. Kërkesat tona janë të qarta dhe të njohura: Duam lekët e pagave tona që na takon me të drejtë nga mundi i bërë!”

Ndërkohë të pyetur nga JOQ.al nëse kanë shpresë për ndonjë përgjigje pozitive dhe nëse jo çfarë do bëjnë në vazhdim,

qytetari u përgjigj:

Nuk kemi asnjë shpresë. Lekët tona po vidhen nga autoriteti rrugor shqiptar!”

Shteti i rilindur paska qenë i ashpër, pedagogë pa rroga, artistë të pavlerësuar, bukuri natyrore që kthehen në hidrocentrale, deti që falet, rritje e numrit të emigrantëve, uzina nafte që mbyllen dhe punëtorë që nuk paguhen. Edhe sa mban ky popull?!