Jeta Osh Qef
Home

Eros Grezda e pranon: Kam arritur akord me klubin e madh europian
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.02.2018, 13:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
grezdaEros Grezda është padyshim një nga futbollistët më të spikatur në kombëtaren shqiptare pasi me paraqitjet e tij të mira është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te ekipi i Panuçit.

Para dy ditësh, ai shënoi gol kundër Dinamos së Zagrebit në kampionatin kroat me ekipin e tij, Osijek.

Pas ndeshjes, Grezda ka rrëfyer një prapaskenë interesante në merkato. Mesfushori kuqezi tregon se ka qenë shumë pranë transferimit te gjiganti europian, Dinamo Zagreb, por në fund dështoi gjithçka.

Interesimi i Dinamos ishte konkret. Unë arrita një akord financiar për pagën me Dinamon, do të përfitoja rreth 500 000 euro në vit. Për kartonin tim ka një klauzolë prej 2.5 milionë eurosh dhe ata ishin të gatshëm ta paguanin. Mirëpo, Osijek insistoi që të mos më lejonte të largohesha dhe duke qenë se mes presidentëve të dy klubeve ka një marrëdhënie shumë të mirë, transferimi nuk u bë”, deklaron Grezda.