Jeta Osh Qef
Home

Thuajini lamtumirë bjeshkëve shqiptare, HEC-et do t’i shfarosin njëherë e përgjithmonë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Capture 1

Ndërtimi i HEC-eve duket se është kthyer në një kancer për të ardhmen e turizmit, prodhimin bujqësor dhe mbi të gjitha për natyrën e jashtëzakonshme të bjeshkëve shqiptare.

Edhe pse deklaroi se Kanionet e Skraparit do të nuk preken, Kryeministri Edi Rama ka miratuar ndërtimin e 8 hidrocentraleve të tjera, të cilët do të shfarosin "perlën" e Veriut të Shqipërisë.

Të paktën pesë prej tyre janë në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit në Kukës, duke tharë 3 komuna dhe mbi 20 fshatra.

Por qeveria duket se ka harruar diçka shumë të rëndësishme: Kjo zonë është shpallur Park Kombëtar, me VKM Nr.898 datë 21.12.2011.

WhatsApp Image 2018-02-12 at 12.36.58-crop

Kjo zonë është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës shqiptare. Është zona turistike më e vizituar në rrethin e Kukësit, madje nga më të vizituarat në gjithë veriun pas luginës së Valbonës.

Parku ka emrin Korab-Koritnik është i dyti që rrezikon të "gllabërohet" nga hidrocentralet, pasi edhe në Kanionin e Vanave në Kukës ka nisur "pushtimi".

Me sa duket, HEC-et private, të dhëna me koncesion nga paraardhësit, janë kthyer në një mallkim për natyrën e jashtëzakonshme të bjeshkëve të Veriut,  e nuk do të ndalen deri në "shfarosjen" e tyre.

Capture

Asnjë nga banorët e Topojanit, Novosejës Shishtavecit dhe mbi 20 fshatrave përrreth nuk është vënë në dijeni të këtyre projekteve që do tu zhdukin brenda pak muajve natyrën e mrekullueshme më të cilën zgjohen çdo mëngjes.

Ata shprehen të alarmuar jo vetëm për katastrofën mjedisore por edhe për dëmin e madh bujqësor, pasi e gjithë zona do të "vdesë" nga thatësira.

Duke e shkatërruar këtë mrekulli të natyrës për interesa mafioze, me sa duket qeveria ka vrarë edhe shpresat e banorëve, të cilëve nuk u ka mbetur më zë as për të klithur.

WhatsApp Image 2018-02-12 at 12.36.59

Të  revoltuar, ata kanë kontaktuar me redaksinë e "JOQ.al" duke i bërë thirrje qeverisë të ndalë gllabërimin e natyrës.

I alarmuar, njëri prej tyre shprehet se:

Përshendetje "JOQ.al"!  Këto foto janë nga fshati Topojan, Novosej dhe Shishtavec ku do ndërtohen 5 HEC-e.
Ju lutemi publikojeni këtë lajm të parandalohet kjo katastrofe natyrore në këtw zonw me impakt te madh ne turizmin malor dhe dimëror.
Publikojeni si shqetësim nga banoret e Topojanit , në Kukës , që nuk janë pyetur dhe nuk janë vënë në dijeni.
Si pasojë të gjithë ato vende do vdesin nga thatësira
Nuk do ketë me patate Shishtaveci dhe asnjë prodhim tjetër.
Kjo është një zonë e mbrojtur, është park kombëtar.
Këta HEC e do thajnë 3 komuna me mbi 20 fshatra, Topojan Shishtavec Novosej dhe fshatrat përrreth.
Ju jeni e vetmja media qe nuk jeni e përfshirë në vartësinë e sahan lëpirjes dhe kam besim tek ju qe do ta ngrini zërin mbi këtë problem.
Këto peisazhe do zhdukem për pak muaj.
Nëse ne nuk mbrojmë vendin tone nga hienat e babëzitura që shkretojnë vendin, thajnë burime  përroi dhe presin pyje.
Faleminderit përzemërsisht nga banoret e Topojanit, Novosejes, Shishtavecit dhe mbi 20 fshatra për rreth."

WhatsApp Image 2018-02-12 at 12.37.00 (2) WhatsApp Image 2018-02-12 at 12.37.05 WhatsApp Image 2018-02-12 at 12.37.06 WhatsApp Image 2018-02-12 at 12.26.55 WhatsApp Image 2018-02-12 at 12.27.30