Jeta Osh Qef
Home

Aktori shqiptar Bujar Asqeriu: Zoti i paftë ata, ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.02.2018, 13:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Me përgjigjen e saj kundrejt Robert Ndrenikës ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro siç duket ia ka “futur” shefit të saj, Rama.

Përgjigja e Kumbaros:

Unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë i dashur Robert.”

Kontrata e publikuar nga ish-drejtoi i Teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi është e firmosur nga Edi Rama, asokohe ministër Kulture. Në këtë kontratë Edi Rama i jepte me qera 500 metra katrorë të godinës së teatrit kompanisë “Ylli Buzëmadhe Internacional” të Flamur Reçit që t’i përdorte për “klub bingoje”.

teatri-kombetar

Fotoja e kontratës.

Pra, ministrja Kumbaro qenka kundër kryeministrit të sotëm Rama edhe pse me gjasë pa vetëdije.

Megjithatë, ajo që nuk duhet humbur nga protesta e aktorëve shqiptarë kundër zhvendosjes nga godina e Teatrit Kombëtar, është fjalimi i Bujar Asqeriut.

bujarasqeriujokyiziu

Në fjalën e tij Bujar Asqeriu u shpreh:

Si duket refleksionet që vijnë nga qeveria dhe nga ministrja jonë e nderuar janë të vakta, të pafuqishme dhe mos të them edhe të ftohta.

Si duket këta akoma nuk e kuptojnë se çfarë është artisti, në thelb se çfarë është artisti.

Një artist i joni më i mirë merr rrogën më të vogël se një nëpunëse më e rëndomtë e Ministrisë së Kulturës, domethënë ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, Ministria e Kulturës gjithë këtyre artistëve që luftojnë me gjakun, me djersën dhe me mundin e madh në skenë.

Jo më kot kolegët tanë të nderuar, artistët tanë të mëdhenj ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ta. Askush nuk pyeti për ta, askush nuk e çau trapin për ta.

Ata ikën më një barrë pengjesh në shpirt dhe këto pengje të tyre ne duhet t’i ngremë me të madhe.

Mos të them edhe që Bujar Lako jetonte në një dhomë e kuzhinë 50 metra katrorë, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë kanë vila nga 5 milionë e 10 milionë euro.

Kjo është drama më e madhe e këtij vendi, drama që këtu udhëheqin hajdutët, këtë vend e drejtojnë hajdutët miqtë e mi.

Prandaj nuk mbeten lekë për artistët, prandaj nuk mbeten lekë për teatër, prandaj ne na fusin në verrën e miut atje te hidrocentrali, sepse hajdutët nuk lënë lekë edhe lekët e një dosjeje i marrin, njëqind lekë që bën një dosje edhe ato i marrin.

Gjejnë numra llogari për stilolapsin edhe ato i marrin, nuk lënë lekë në këmbë.

Kjo është administrate jonë e nderuar, prandaj më vjen shumë keq. Nganjëherë them përse të flas. A përmbyset kjo hajdutëri? Nuk përmbyset dot, nuk kam fuqi unë e as ju ta përmbysim këtë gjë, por ne kemi të drejtë legjitime të Zotit dhe Zoti i paftë ata, ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën dhe gjakun e këtij vendi.

Zoti i paftë, unë ja lej Atija!

Ne kaq kemi, të themi vetëm mendimin tonë.

E kuptoj që ata nuk do pyesin për ne, e kuptoj që ata do tallen me ne, e kuptoj që ata do na përqeshin ne, ata do nxjerrin gjuhën me ne duke thënë “Po ky ça do? Po ky, ç’është ky? Eh artist ky, ça është ky?”.

Po, po, po kështu bëjnë këta, kanë vetëm një trekëndësh gjërash:

1-Sa do fitoj sot?

2-Ku do ta hamë drekën apo darkën?

3-Me kë do të bëj qejf, po po qejf.

Këto janë tre gjërat, ky është trekëndëshi i jetës së tyre, nuk mendojnë ata asnjë gjë tjetër, asnjë gjë tjetër.

Më falni për tonin por këto janë ndjesitë e mia, prandaj ne aq sa kemi mundësi ta mbrojmë punën tonë, të mos harrojmë Agim Qirjaqin që kur donin ta shkatërronin Teatrin Kombëtar dhe u shkruajt aty “Teatri Kombëtar” dhe lotët e tij kur qau, u shkruajt tha teatri."

Fjala e plotë e artistëve sot: