Jeta Osh Qef
Home

Pas ndarjes me Oriola Marashin, fituesi i Big Brother shihet brenda shtëpisë së moderatores
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 12.02.2018, 14:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Anaid Kaloti, fituesi i Big Brother 6 ka qenë dikur në vëmendjen e medias. Por, duket se pas ndarjes me modelen Oriola Marashi, ai po i humbet gjurmët në mediat rozë.

Lidhja disa vjeçare me modelen duket se nuk ka "goditur" më veshin dhe syrin e mendias, edhe pse Anaidi ka patur të tjera lidhje, të cilat nuk janë komentuar.

Por, duket se thashethemet kanë vënë Roza Latin në qendër të vëmendjes edhe një vit më parë.

Sërisht po shtohen zëra për një lidhje mes tyre. Por, nuk dimë ende nëse lidhja e tyre është e një miqësie të ngushtë apo një lidhje dashurie.

Ajo që mund të themi me siguri është që Roza e ka patur të ftuar në shtëpinë e saj Anaidin, me të cilin ka pikturuar muret.