Jeta Osh Qef
Home

Norvegjia 315 milionë euro për tunelin e parë në botë për anijet
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pjesa e detit Stavadhet në Norvegji është tejet i trazuar dhe terreni i tij shkëmbor ka shkaktuar shumë aksidente përgjatë viteve.

Duke menduar për këtë pjesë dhe shmangien e incidenteve tjera në të ardhmen, Norvegjia ka miratuar planin për ndërtimin e tunelit të parë në botë për anije, i cili do jetë në Gadishullin Stad.

Tuneli do të jetë 1.7 kilometra i gjatë, 37 metra i lartë dhe 26.5 metra i gjerë, e ndërsa kostoja e tij mendohet të jetë 315 milionë dollarë.

Megjithatë, shteti norvegjez mendon se rëndësia e tij e justifikon plotësisht çmimin, sepse do shmangë udhëtimin e anijeve në ujëra të rrezikshëm dhe do ulë kostot e transportit të mallrave e njerëzve, pasi del direkt nga Kjodepollen në Moldefjorden.

Një projekt gjigant që Norvegjia ka luksin ta zbatojë, sepse aty nuk vidhet si në Shqipëri apo jo…